Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shpërthim në fabrikën e fishekzjarrëve në Indonezi, 47 të vdekur e 46 të plagosur

Autoritetet në Indonezi thanë se së paku 47 njerëz janë vrarë dhe 46 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i zjarrit në një fabrikë fishekzjarresh.

Ngjarja ka ndodhur në një kompleks industrial në perëndim të kryeqytetit Xhakarta.

Zjarrfikësit e kanë vënë zjarrin nën kontroll, ndërsa ekipet e shpëtimit po vazhdojnë përpjekjet për të nxjerrë trupat e viktimave nga objekti.

Nico Afinita, drejtor i Departamentit për Krime në Policinë e Xhakartës, i tha një televizioni lokal se janë gjetur mbetjet e 47 viktimave.

Një zjarrfikës tha se viktimat janë "krejtësisht të djegura".