Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shpërthim i fuqishëm në Republikë Dominikane, 11 të vdekur

Të paktën 11 persona kanë vdekur në një shpërthim të fuqishëm në qytetin San Cristobal, në Republikën Dominikane, raporton BBC.

Shpërthimi ndodhi të hënën, ndërsa zyrtarët kanë identifikuar trupat e 10 të rriturve dhe të një foshnje katërmuajshe, por kanë paralajmëruar se pritet të rritet numri i viktimave.

Nuk dihen ende arsyet e shpërthimit.

Dhjetë persona ende rezultojnë të zhdukur.

“Ne po bëjmë çfarë është e mundur që të gjejmë ata”, ka thënë presidenti Luis Abinader.

Dhjetëra tjerë janë lënduar. Qindra zjarrfikës po luftojnë ende me zjarre në katër nga nëntë objektet që u përfshinë nga zjarri.

Edhe Të paktën 23 të vdekur nga shpërthimi i një zjarri në një dyqan në Meksikë Botë 8 muaj më parë Të paktën 23 të vdekur nga shpërthimi i një zjarri në një dyqan në Meksikë

Në mesin e ndërtesave të shkaktuara në qytetin në periferi të kryeqendrës Santo Domingo, janë edhe një fabrikë e plastikës dhe një klinik veterinare.