Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shpërthim dramatik i llavës në një luginë të Islandës

Ka nisur të qetësohet shpërthimi i një vullkani që po vërshonte me llavë një luginë të vogël të Islandës jugperëndimore. Ndotja e tij nuk do të shkaktojë probleme të mëdha në udhëtimet ajrore, ka bërë të ditur Zyra meteorologjike islandeze.

Shpërthimi kishte nisur të premten në orët e mbrëmjes në Luginën Geldinga, rreth 32 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit Rejkjavik. Shpërthimi është konsideruar i vogël dhe nuk kishte shenja se hiri ose pluhuri mund të shkaktojnë kaos në aviacion.

Këndi jugperëndimor i Islandës ka dendësinë më të madhe në vend. Departamenti i Menaxhimit të Emergjencave ka bërë të ditur se nuk do të strehohen qytetarët e rrethinës derisa nuk do të ketë ngritje të theksuar të gazrave vullkanike. Aeroporti i kryeqytetit nuk ka njoftuar për ndryshim të orarit të fluturimeve.