Protesta dhe përplasje të dhunshme para Shtëpisë së Bardhë ndërkohë që presidenti amerikan Trump i drejtohej kombit me rastin e 4 korrikut. Manifestuesit kanë djegur dhe flamurin amerikan ndërsa dy prej tyre janë arrestuar.
Presidenti amerikan Donald Trump në fjalimin e tij para kombit në kuadër të 4 Korrikut, shmangu temën e politikës. Kreu i Shtëpisë së Bardhë lavdëroi ushtarët dhe heronjtë amerikanë të dy shekujve të fundit, me anë të një fjalimi të gjatë patriotik në Uashington.
Pavarësisht se fjalimi i tij, sipas traditës, qëndroi jashtë propagandës politike, nuk munguan protesta dhe përplasje. Manifestues anti-Trump, dogjën një flamur amerikan para Shtëpisë së Bardhë dhe më pas u përplasën me mbështetësit e presidentit pak para fillimit të fjalimit.
Protestat, sipas raportimeve të CNN, u transformuan në përplasje të dhunshme pranë turmës e cila ishte mbledhur për të dëgjuar fjalimin e 4 Korrikut dhe fishekzjarreve në National Mall.
Të drejtuar nga aktivisti Joy Johnson, një grup i Partisë Komuniste Revolucionare dogji flamurin amerikan duke kënduar Amerika nuk ka qenë asnjëherë e madhe. Ndërkohë që shërbimet sekrete u përpoqën të shuanin zjarrin. Në përfundim të trazirave policia arrestoi dy persona./ABC News
-
SHBA-ja festoi 250-vjetorin mes fishekzjarreve spektakolare dhe motit ekstrem
-
Në 250-vjetorin e pavarësisë së SHBA-së, Trumpi paralajmëron për kërcënim nga komunizmi
-
Trumpi mban sonte fjalimin e tij për Gjendjen e Kombit
-
Miliona amerikanë marshojnë kundër Trumpit
-
Policia në Los Angeles hedh gaz lotsjellës ndaj turmave