Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, bashkë me familjen e tij ka lënë shtëpinë në kryeqytetin e Kanadasë, Ottawa, duke u zhvendosur në një vend të panjohur deri më tash, pasi mbi 50 mijë shoferë kamionësh kanë protestuar kundër kufizimeve si pasojë e pandemisë COVID-19.
Trudeau dhe familja e tij janë dërguar në një lokacion tjetër në kryeqytetin kanadez, raporton Daily Mail, duke shtuar se këta vozitës të kamionëve kanë kritikuar Trudeaun dhe masat e qeverisë kanadeze.
Demonstruesit filluan të mblidhen që nga mbrëmja e së premtes, pasi shoferëve të kamionëve që futen në Kanada u kërkohet të jetë plotësisht të vaksinuar deri më 15 janar.
I njëjti kusht është vendosur edhe nga autoritetet amerikane për të gjithë drejtuesit e kamionëve që duan të hyjnë brenda territorit të tyre.
Trudeau raportohet të ketë thënë të premten se qëndrimet e kamionistëve, të cilat i cilësoi si anti-qeveritare dhe anti-shoqërore, përbëjnë një rrezik për gjithë popullin kanadez.
Ai madje i quajti shoferët e kamionëve të cilët u drejtuan për në kryeqytet “një pakicë e vogël që nuk përfaqëson shumicën e kanadezëve”.
Edhe
Trudeau kërkon të ndalet protesta anti-vaksinë e kamionistëve në Kanada
Zyra e Trudeau nuk ka njoftuar për vendndodhjen e Kryeministrit për arsye sigurie. Nga kjo zyrë u njoftua vetëm se kryeministri është izoluar në Rajonin Kombëtar të Kryeqytetit dhe do të punonte nga distanca.
Deri më tani 82 për qind e kanadezëve mbi moshën 5-vjeçe janë vaksinuar kundër COVID-19, duke u bërë kështu një prej vendeve me përqindjen më të madhe të vaksinimit.