Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shkupi përkujton tërmetin e vitit 1963, 54 vite nga katastrofa e 26 korrikut

Dragica Bozhinovën e takuam në Muzeun e Shkupit, duke i parë ekspozitat për tërmetin e Shkupit. Edhe ajo e kujton atë ditë:

“Një gjë e tillë përjetohet në 500-600 vite. Unë dhe të tjerët që ishin në Shkup, e përjetuam atë ditë si një kataklizmë, si një shkatërrim të të gjithë sojit njerëzor dhe i të gjithë qytetit. Atë që e përjetova, më ka mbetur përgjithmonë në memorien time. Jo vetëm mua, por të gjithëve do të na mbeten ato momente deri në frymën tonë të fundit”, tha Dragica Bozhinova, raporton Tv21.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndihma e parë për banorët e Shkupit erdhi nga ish republikat jugosllave. Më vonë ndihmë ofruan shumë vende të botës. Në Muzeun e Shkupit janë ekspozuar sizmografë për matjen e dridhjeve, fotografi të trashëgimisë kulturore të rrënuar, fragmente nga shtypi i huaj, pako të ndihmës së parë nga vende të ndryshme, kuzhinë e improvizuar nga ajo kohë dhe gjësende të tjera.

“Ndërtimi i barakave ku do të jetonin qytetarët e Shkupit filloi disa javë pas tërmetit. Këto u ndërtuan nga ndërtues që vinin nga Varshava, Polonia, Shtetet e Bashkuara dhe Meksika. Në shenjë mirënjohjeje për ndihmën, sot kemi rrugë që mbajnë emrat: rruga e Varshavës, e Pragës, rruga Meksikane, Rruga Xhon Kenedi e kështu me radhë”, tha Mihaill Billbija, ciceron i Muzeut të Shkupit.

Madje 87 shtete të botës dërguan ndihmë për rindërtimin e Shkupit, për ç’arsye Shkupi e mban epitetin “qyteti i solidaritetit”. Si pasojë e tërmetit, jetën e humbën 1070 persona, ndërsa u lënduan mbi 3000 të tjerë. Nga dridhjet e fuqishme u shkatërruan 15.800 shtëpi, ndërsa u dëmtuam rreth 30 mijë të tjera. Pa kulm mbi kokë mbetën mbi 200 mijë njerëz.

“Rreth nesh kishte mjegull nga pluhuri dhe rrënojat. Kishim fat që shtëpia jonë ishte e ndërtuar nga materiale të lehta, pa gurë dhe pa shtylla. Të gjithë dolëm jashtë, megjithatë asgjë nuk mund të shihej”, tha Husni Emin.

Në hartat sizmologjike, Maqedonia është e shënuar rajon sizmik. Vitin e kaluar, në shtator, Shkupi u godit nga një tërmet prej 5.3 ballësh sipas shkallës së Rihterit. Ndërkaq, këtë verë, rajoni i Ohrit u lëkund mbi një muaj rresht, plot 1000 herë. Lëkundja më e fortë ishte me intensitet prej 5.1 ballësh.