Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shkupi dhe Sofja nënshkruajnë protokollin për kapërcimin e dallimeve

Ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Bujar Osmani dhe Teodora Gençovska, sot në Sofje nënshkruan protokollin dypalësh pas mbledhjes së komisionit të përbashkët ndërqeveritar, i cili parasheh procedurat dhe dinamikën e kapërcimit të dallimeve mes tyre, që janë pjesë e propozimit francez. 

Nënshkrimi i protokollit dhe mbajtja e mbledhjes së komisionit ndërqeveritar pasoi pasi dje propozimi francez u miratua nga Qeveria pas miratimit të konkluzioneve në Kuvendin e Maqedonisë.

Sipas Osmanit, një kapitull i ri me qëllim që bashkëpunimi të jetë më i ngushtë dhe i bazuar në besim.

“Për ne është një mundësi historike që pas 17 vjetësh status kandidat, Maqedonia e Veriut merr mundësinë që nesër, pasnesër, të fillojë negociatat me BE-në, ne çka fillon fazën e fundit të anëtarësimit tonë në BE. Shpresojmë që ky proces dypalësh bashkëpunimi me Republikën e Bullgarisë, por edhe rruga tjetër e negociatave të anëtarësimit me BE-në, do të mundësojë bashkëpunim më të ngushtë mes dy vendeve. Presim mbështetje nga Republika e Bullgarisë në këtë rrugë, e cila sapo ka filluar negociatat për anëtarësim në BE”, tha Osmani.

Gençovska tha se Bullgaria është vendi që mbështet fuqishëm integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Edhe Nënshkruhen marrëveshjet mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut Arbëri Nënshkruhen marrëveshjet mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Me nënshkrimin e protokollit hapet rruga për mbajtjen e konferencës së parë politike ndërqeveritare të Maqedonisë së Veriut dhe BE-së.