Shkrirja e akullnajave në Zvicër ka arritur nivel rekord pasi vala e nxehtë e verës së këtij viti, u regjistrua si më e larta në histori.
Akademia Zvicerane e Shkencave raportoi se shkrirja e akullnajave këtë vit çoi në humbje të mëdha të vëllimit të akullit.
“Akullnajat e Zvicrës janë reduktuar për 10 për qind gjatë pesë viteve të fundit”, thuhet tutje në njoftim, transmeton KTV.
Akademia tha se sasia e dëborës dhe shkrirjes së akullnajave zvicerane gjatë periudhës dy javore të nxehtësisë ekstreme këtë qershor dhe korrik, ishte e barabartë me gjithë konsumin vjetor të ujit të pijshëm të vendit.
Ndërsa, në pjesën lindore të Zvicrës dhe në pjesën veriore të Alpeve humbjet e vëllimit të akullit ishin më të larta se mesatarja për dekadën e fundit.
-
Vala e të nxehtit po shkrin me shpejtësi akullnajat zvicerane
-
Akullnajat e Zvicrës po zhduken me një shpejtësi rekord
-
Akullnajat e Zvicrës po shkrihen me shpejtësi rekorde
-
Akullnajat po shkrihen, shkencëtarët paralajmërojnë për pasoja dramatike
-
“Situatë ekstreme”, akulli në Antarktik në nivele rekorde