Lifestyle

Vala e të nxehtit po shkrin me shpejtësi akullnajat zvicerane

Një rrjedhje pluhuri nga Sahara mbuloi shumë pjesë të Evropës në pranverë duke bërë që bora të thithte më shumë nxehtësinë diellore. Një rritje e temperaturave të verës në të gjithë Evropën e intensifikoi më tej shkrirjen e akullnajave

Akullnajat e Zvicrës po shkrihen si kurrë më parë, ka zbuluar një studim akademik, me vëllimin e tyre të akullit që ra me 6% këtë vit, mes shqetësimeve në rritje për ngrohjen globale dhe një valë të nxehtë të verës që e ka përfshirë Evropën.

Akademia Zvicerane e Shkencave ka raportuar se tkurrja e akullit në akullnajat e vendit arriti në krye të një tërheqjeje rekorde të mëparshme gati një brez më parë.

“2022 ishte një vit katastrofik për akullnajat zvicerane: të gjitha rekordet e shkrirjes së akullit u thyen nga mungesa e madhe e borës në dimër dhe valët e vazhdueshme të të nxehtit të verës”, ka bërë të ditur akademia në një deklaratë.

Akademia e ka bazuar raportin e saj në të dhënat e mbledhura nga Glamos, rrjeti zviceran i monitorimit të akullnajave nga çdo vend tjetër në Evropë.

Matthias Huss, glaciolog me Institutin Federal Politeknik në Cyrih, i cili drejton programin Glamos, ka treguar se ka “zero shanse” që akullnajat të kthehen për dekada - në rastin më të mirë - duke pasur parasysh parashikimet aktuale për temperaturat globale.

Image

“Ne kemi një seri që ka më shumë se 100 vjet dhe nuk kemi parë kurrë diçka që të jetë e krahasueshme me këtë vit”, ka thënë ai përmes telefonit. “Është diçka që është pritur për të ardhmen që ekstreme të tilla mund të vijnë, por tani ata janë tashmë këtu”.

Zvicra u përball me një “kombinim të pafat faktorësh” këtë vit që çoi në shkrirjen e madhe, ka sqaruar Huss. Mbulesa e borës në Alpet zvicerane ishte jashtëzakonisht e hollë, veçanërisht në juglindje, që do të thotë se akullnajat kishin më pak mbrojtje natyrore nga nxehtësia.

Një rrjedhje pluhuri nga Sahara mbuloi shumë pjesë të Evropës në pranverë, duke bërë që bora të thithte më shumë nxehtësinë diellore. Një rritje e temperaturave të verës në të gjithë Evropën e intensifikoi më tej shkrirjen e akullnajave.

Gjetjet vijnë në krye të një studimi tjetër të publikuar muajin e kaluar që tregon se 1400 akullnajat e Zvicrës kanë humbur më shumë se gjysmën e vëllimit të tyre total që nga fillimi i viteve 1930.

Raporti tregon në detaje dëmet në të gjithë Alpet zvicerane: Mbi 6 metra akulli u shkrinë këtë vit në majën e Konkordiaplatz në akullnajën e madhe Aletsch në jug, pranë kufirit italian.

Akullnajat e vogla si Pizol në lindje pranë Lihtenshtajnit, Vadret dal Corvatsch pranë St. Moritz në juglindje dhe Schwarzbachfirn në Zvicrën qendrore janë “zhdukur praktikisht”, ka treguar ekipi.

Diku tjetër në Evropë, Akademia e Shkencave bavareze në Gjermani ka njoftuar se shtresa e akullit në Schneeferner Jugor në Alpe u shkri aq shumë këtë verë sa nuk mund të konsiderohej më një akullnajë – duke e lënë Gjermaninë tani me vetëm katër akullnaja.

Huss ka treguar se teksa njerëzit nuk po veprojnë aq shpejt sa duhet për ta frenuar paralajmërimin global, ai mendon se bota po zgjohet nga kërcënimi dhe nevoja për të reduktuar emetimet e gazeve serrë që bllokojnë nxehtësinë në atmosferë.

“Udhëheqësit e botës së paku e kanë kuptuar se diçka duhet bërë për të parandaluar ndikimet negative të ndryshimeve klimatike”, është shprehur ai. “Por prapëseprapë, mendoj se në fakt nuk janë zbatuar mjaftueshëm planet që janë përreth. Por të paktën është më mirë të kesh një plan dhe të përpiqesh për të reduktuar emetimet e gazeve serrë sesa të mos flasësh për këtë”.

Përktheu: Blerta Haxhiu