Numri i të vdekurve nga vërshimet në Evropën Perëndimore ka shkuar në mbi 180 persona, derisa ekipet e shpëtimit po vazhdojnë të kërkojnë nëpër mbeturina të krijuara nga uji i tepërt.
Sipas të dhënave zyrtare, vetëm në rajonet e Gjermanisë, numri i të vdekurve ka shkuar në mbi 150, derisa është shprehur frika se kjo shifër mund të rritet ende. Ndërkohë, Belgjika ka konfirmuar 27 të vdekur deri më tani si pasojë e vërshimeve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKancelarja gjermane, Angela Merkel ka vizituar të dielën fshatin Schuld, afër Ahrweilerit që është shkatërruar pothuajse tërësisht. Vizita e Merkelit në këtë zonë ka ardhur pak pas vizitës që ka bërë presidenti gjerman të shtunën, gjatë të cilës bëri të ditur se kjo zonë të ketë nevojë për mbështetje për një kohë të gjatë.
Reshjet e mëdha dhe stuhitë thuhet se kanë nisur të shkaktojnë probleme edhe në disa pjesë të Austrisë.