Ministria britanike e Mbrojtjes ka bërë të ditur se të paktën 12 njerëz janë vrarë në rajonin e qytetit verilindor të Kharkivit të enjten pasdite.
Mirëpo tani, agjencia e lajmeve Interfax Ukraine raporton se ky numër është rritur në 19, raportoi Sky Neës të premten.
Volodymyr Tymoshko, kreu i Departamentit të Policisë Kombëtare në rajonin e Kharkivit, thotë se një numër hotelesh u shkatërruan në rrethet Slobid dhe Saltiv.
"Analiza e rrënojave në rrethin Slobidsky është duke vazhduar, mund të supozojmë se ka edhe dy persona të tjerë nën rrënoja”, ka thënë ai.
Tymoshko tha se 15 u vranë dhe 20 u plagosën në distriktin Saltivskyi dhe katër dihen të vdekur në Slobidskyi.
Artikuj të ngjashëm
-
Të paktën gjashtë të vdekur nga sulmet ruse në Kharkiv
-
Pesë të vdekur e 16 të plagosur nga sulmi ajror rus në Kharkiv
-
Shkon në 17 numri i të vdekurve nga bombardimet në Kharkiv
-
Shtatë të vdekur dhe 20 të lënduar nga një sulm rus në Kharkiv
-
Tre të vdekur dhe mbi 15 të lënduar nga shpërthimet ruse në Kharkiv