Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shkon në 160 numri i të vdekurve nga tërmeti në Japoni

Ka shkuar në 160 numri i të vdekurve nga tërmeti me magnitudë 7.6 shkallësh në Japoni.

Përpjekjet po vazhdojnë për të gjetur më shumë se 100 persona që janë ende të zhdukur.

Por moti i keq po i pengon ekipet e shpëtimit, me shi dhe borë të dendur që shkaktojnë paralajmërime për rrëshqitje dheu dhe shembje ndërtesash.

Tërmeti me magnitudë 7.6 goditi gadishullin e largët të Notos - duke rrëzuar ndërtesa dhe duke shkaktuar një zjarr të madh.

Shumica e vdekjeve kanë ndodhur në qytetet e goditura rëndë, Wajima dhe Suzu.

Ndërkohë, numri i personave të zhdukur ka rënë nga 195 në pak më shumë se 100. Numri i të vdekurve është rritur nga 120 që u raportuan të dielën.

Edhe Mbi 100 të vdekur nga tërmeti në Japoni, qindra persona ende të zhdukur Botë Mbi 100 të vdekur nga tërmeti në Japoni, qindra persona ende të zhdukur

Ushtria japoneze ka shpërndarë furnizime, përfshirë ushqime, ujë dhe batanije për ata që u është dashur të lirojnë shtëpitë e tyre.

Ministria e Mbrojtjes tha në një deklaratë të dielën se kishte dërguar rreth 6,000 trupa për të ndihmuar me misionin e ndihmës.

Ata shtuan se besojnë se ka ende njerëz të gjallë që kanë nevojë për shpëtim dhe u zotuan të vazhdojnë operacionet e tyre për shpëtimin e jetës.