Shkollat në Kiev do të rihapen për fillimin e mësimit të vitit shkollor më 1 shtator, thanë autoritetet e qytetit, shkruan CNN.
Shkollat në kryeqytetin ukrainas tani janë në pushime verore pasi kaluan online kur Rusia nisi pushtimin e saj më 24 shkurt.
Shefja e departamentit të arsimit dhe shkencës në Kiev, Olena Fidanyan, u citua nga AFP të ketë thënë se detyra më e rëndësishme për vitin e ri shkollor "është siguria e studentëve dhe mësuesve".
Territoret ngjitur me shkollat do të kontrollohen për eksplozivë.
Të gjitha shkollat do të mbajnë "trajnimin e nevojshëm me mësuesit dhe fëmijët për veprimet gjatë një alarmi sulmi ajror", shtoi ajo.
Ata fëmijë që nuk kanë mundur të kthehen në Kiev do të mund të studiojnë nga distanca, deklaroi Fidanyan.