Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shkaku i koronavirusit, në Indonezi ndalohen udhëtimet gjatë Ramazanit

Indonezia i ka ndaluar udhëtimet rrugore, ajrore dhe udhëtimin në det, që nga e premtja, në mënyrë të parandalimit të përhapjes së koronavirusit, pasi që miliona myslimanë fillojnë muajin e shenjtë të Ramazanit.

Indonezia është populli me më së shumti myslimanë në botë dhe miliona njerëz zakonisht kthehen në shtëpi në fund të Ramazanit çdo vit, në mënyrë që të festojnë së bashku me familjet dhe të dashurit e tyre, një traditë vjetore të quajtur ‘’Mudik’’.

Në fazat e hershme të pandemisë, Indonezia nuk ka pasur raste deri në fillim të marsit. Tani, ky shtet ka shpërthimin e dytë më të madh në Azinë jug-lindore, pas Singaporit.

Për këtë arsye janë ndaluar të gjitha udhëtimet deri më 31 maj. Mijëra trupa janë duke u vendosur në pikat e kontrollit për t’i zbatuar rregulloret.

Ata të cilët nuk do të iu përmbahen rregullave do të gjobiten, raporton CNN.

Edhe Ndryshimet e festës së Bajramit të Madh në botë para dhe pas pandemisë Botë Ndryshimet e festës së Bajramit të Madh në botë para dhe pas pandemisë

‘’Disa përjashtime janë të lejuara p.sh ato për furnizim të ushqimit, furnizim me ilaçe, transporti për zjarrfikës dhe ambulancë’’ ka thënë zëdhënësja e Ministrisë së Transportit, Adita Irawati, transmeton Koha.

Shabbarin Syakur, një aktivist i grupit islam ‘’Majelis Mujahidin’’ ka bërë të ditur se e kanë shkurtuar kohëzgjatjen e lutjeve në xhami, e kanë hequr fjalimin e Imamit dhe e kanë ndaluar ngrënien e ushqimit së bashku.