Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Muaji i Ramazanit, shtetet myslimane lehtësojnë masat ndaj koronavirusit

Foto: Reuters / Egjipt

Me fillimin e muajit të Ramazanit, qeveritë e shteteve me shumicë myslimane janë ndarë në dysh sa u përket masave kundër koronavirusit. Shumë prej këtyre shteteve të premten kanë lehtësuar disa prej masave, ndërsa një numër sosh kanë hequr ndalesën e lëvizjes së qyteteve.

Më se 1.8 miliardë myslimanë janë shtrënguar që ta përshtatin muajin e agjërimit dhe reflektimit me masat, për të zhvilluar ceremoni më private sesa viteve të shkuara, si pasojë e mbylljes së xhamive.

Disa shtete kanë lehtësuar orët policore me qëllim që njerëzit të mund të dalin për blerje ushqimore.

Egjipti ka lejuar rihapjen e bizneseve dhe ka lehtësuar orën policore gjatë mbrëmjeve.

Këto lehtësime, Egjipti i bëri në ditën kur konfirmoi numrin më të lartë të infektimeve. Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Algjeria gjithashtu lehtësuan masat për Ramazan.

Megjithatë ndryshe ka vepruar Indonezia, shteti me më së shumti myslimanë në botë. Ky shtet ka ndaluar udhëtimet e panevojshme, me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit gjatë muajit të shenjtë të myslimanëve.