Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shitësit me pakicë në Evropë drejt shkurtimit të orarit të punës për të kursyer energji elektrike

Ndërsa faturat e energjisë elektrike po rriten, disa shitës evropianë me pakicë po fikin dritat dhe po shqyrtojnë mbajtjen hapur të dyqaneve me orar më të shkurtër këtë dimër.

Shefat e energjisë dhe zyrtarët qeveritarë u kanë kërkuar njerëzve dhe bizneseve të reduktojnë përdorimin e energjisë dhe të zbatojnë plane emergjente, në mënyrë që ata të jenë më pak të varur nga importet e gazit nëse ka mungesa të lidhura me luftën në Ukrainë, raportoi Reuters të mërkurën.

Dega austriake e zinxhirit të shitjes me pakicë “SPAR Group” po redukton orët e ndriçimit për reklamat në vitrinë dhe jashtë, në më shumë se 1,500 dyqaneve të saj në të gjithë vendin, tha një zëdhënës i saj.

Ky veprim do të reduktojë konsumin e energjisë së shitësit me pakicë me një milion kilovat orë në vit, tha zëdhënësi, pa thënë se sa para do të kursente kjo.

Muajin e kaluar, shefi i “Leclerc” paralajmëroi se shitësi më i madh i ushqimit në Francë mund të reduktojë orët e hapjes në dyqanet e tij për t'u marrë me mungesat e energjisë.

Pak më shumë se një javë më parë, operatori rival francez i supermarketeve “Carrefour” nënshkroi një "Kartë EcoWatt" me operatorin kombëtar të rrjetit të energjisë RTE, duke reduktuar konsumin e energjisë elektrike në dyqanet e tij gjatë periudhave me kërkesë të lartë.

Disa shitës me pakicë, duke përfshirë “Colruyt” dhe “Ahold” të Belgjikës, mund të jenë pjesërisht të izoluar nga ndërprerjet e mundshme dhe kostot më të larta për shkak të programeve ekzistuese të energjisë së qëndrueshme që kursejnë energjinë.

Edhe Evropa në mëdyshje për t’i ndezur dritat e festave Botë Evropa në mëdyshje për t’i ndezur dritat e festave

"Asnjë masë konkrete nuk është planifikuar në afat të shkurtër, por ambicia e fortë është të vazhdojmë përpjekjet si pjesë e politikës sonë të përgjithshme të energjisë. Kjo është arsyeja pse ne nuk kemi asnjë tabelë ndriçuese, zgjedhim ngrirës të mbyllur, dhomë të ftohtë etj”, tha një zëdhënës i Colruyt.

Kompania ka 44 dyqane "zero lëndë djegëse fosile", të cilat nuk përdorin naftë ose gaz natyror, por ngrohen tërësisht nga nxehtësia e mbetur dhe energjia elektrike e gjelbër, tha zëdhënësi.