Sipër tabelave me mbishkrimin Sheshi i Republikës në Novi Sad, janë vënë pllakatet me mbishkrimin Sheshi i Republikës së Vojvodinës, transmeton Koha.net.
Pllakatet janë me formë e madhësi origjinale e në to me cirilike shkruan Sheshi i Republikës së Vojvodinës.
Kryetari serb, Aleksandar Vuçiq dje në këtë shesh, duke e kremtuar atë që në Serbi u quajti 100 vjetori i bashkimit të Vojvodinës, e kishte zbuluar përmendoren e mbretit Petri i Parë Kragjorgjeviq, përcjell b92.
Një ditë më parë, të shtunën, në disa vende në Vojvodinë, gdhinë pllakatet me shkrimet: “Pas 100 vjetësh Hong Kongu tha lamtumirë”.
Lexoni edhe:
Mali i Zi, pllakate me mbishkrimin “Kurrë më pushtim nga Serbia”
Pllakatet i kishte nënshkruar Mlada Vojvodina, (Vojvodina e re).
Këto pllakate kanë vërejtur në Novi Sad dhe në shumë qytete të tjera në Vojvodinë.
Edhe
Serbët festojnë Vidovdanin duke provokuar, ndalohen disa prej tyre
Hong Kongu ka qenë 99 vjet koloni e Britanisë së Madhe, ndërsa në vitin 1997 i është kthyer Kinës si rajon special administrativ.
Më herët në Vojvodinë kishin gdhirë pllakatet “Vojvodina - Katalonia”.
-
Arrestohen disa serbë në përfundim të manifestimit të “Vidovdanit” në Gazimestan
-
Serbët kontrollohen në hyrje të Gazimestanit, Policia ka kërkesa për pjesmarrësit
-
Vuçiq: Janë ditët e fundit të miat si president i Serbisë
-
Lirohen të arrestuarit për vandalizëm në Mitrovicë, Policia: Kryetari erdhi me rreth 20 persona