Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë Veriore njofton se gjatë ditës së sotme janë shëruar edhe pesë pacient të diagnostikuar me Covid-19.
Pacientët janë lëshuar nga Klinika Infektive pasi kanë rezultuar negativ në dy testet e virusit korona.
Me rastet e fundit numri i të shëruare nga Covid-19 shkon në 35. Në Klinikën Infektive në Shkup janë pranuar edhe katër pacient me Covid-19 ndërsa për momentin në këtë Klinikë janë shtruar gjithsej 66 persona, prej të cilëve 7 raste janë nën ventilim mekanik, raporton Alsat.
Në vendin tonë ka gjithsej 617 persona të infektuar me virusin korona, prej të cilëve 553 raste janë ende aktive.
Duke përfshirë edhe pacientin që ndërroi jetë gjatë ditës së djeshme rrugës drejt spitalit “8 Shtatori”, numri i viktimave nga Covid-19 në vendin tonë tashmë shkon në 29.
-
119 raste të reja më Covid-19 në Maqedoninë Veriore, 4 viktima dhe 89 të shëruar
-
Në Maqedoninë e Veriut shërohen 18 pacientë me Covid-19
-
Pesë të vdekur nga COVID-19 sot në Maqedoninë e Veriut
-
Pesë të vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut të dielën
-
19 të vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut të dielën