Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shembet shkolla në Nigeri – 100 nxënës të ngujuar nën gërmadha

Të paktën 100 nxënës dhe shumë mësimdhënës kanë mbetur të ngujuar të mërkurën, pasi që objekti ku ndodhej një shkollë fillore është shembur, në kryeqytetin komercial të Nigerisë, Lagos.

Një gazetar i Reutersit në vendin e ngjarjes e ka parë një djalosh 10-vjeçar duke u nxjerrë nga gërmadhat, i pluhurosur por pa lëndime të dukshme. Turma ka shpërthyer në brohoritje, derisa një fëmijë tjetër është nxjerrë nga gërmadhat. Dy nxënësit ishin në mesin e tetë, sa janë nxjerrë nga gërmadhat deri më tani, transmeton Koha.net.

“Besohet se shumë njerëz, përfshirë fëmijë, kanë mbetur përfundi”, ka thënë Ibrahimi Farinloye, zëdhënës i Agjencisë Nigeriane për Menaxhimin e Gjendjeve Emergjente, duke shtuar se ende nuk ka ndonjë shifër të viktimave.

Banorët e zonës kanë bërë të ditur se rreth 100 fëmijë ndiqnin mësimet në këtë shkollë, që ndodhej në katin e tretë të objektit.