Një ndërtesë shumëkatëshe ende në ndërtim është shembur në Lagos, Nigeri, duke u kthyer në një pirg gjigand betoni.
Incidenti ndodhi sot pasdite në zonën e pasur Ikoyi, teksa pamjet shokuese nga vendngjarja tregonin ndërtesën të rënë përtokë në gjurmën e saj.
Një numër i papërcaktuar punonjësish janë të bllokuar nën rrënoja dhe grupe të shumta shpëtimi janë dërguar në vendngjarje.
“Të gjitha grupet e shpëtimit e të kërkimit janë dërguar në skenë, së bashku me pajisje të rënda dhe mjete zbuluese të shenjave të jetës. Është një pallat 25-katësh ende në ndërtim e sipër. Shumë punëtorë janë bllokuar nën rrënoja. Ne po përpiqemi t'i shpëtojmë. Nuk mund të themi për momentin se sa janë të vdekur," tha Femi Oke-Osanyintolu, një zyrtar i agjencisë së menaxhimit të emergjencave të shtetit Lagos për mediat nigeriane.
Punëtorët në vend, disa të mbuluar nga pluhuri, thanë se dhjetëra kolegë të tyre mund të kishin qenë brenda kur ndërtesa u shemb.
-
Katër të vdekur nga shembja e një ndërtese në Nigeri
-
Së paku 10 të vdekur nga shembja e një ndërtese në Nigeri
-
Momenti kur shembet ndërtesa e banorëve në Keni
-
Pesë të vdekur dhe dhjetëra të ngujuar pas shembjes së një ndërtese në Afrikën e Jugut
-
Të paktën shtatë të vdekur në Nigeri pas shembjes së një xhamie