Më 1941, Henry Luce – themeluesi i revistës “Time” dhe publikimet simotra “Life” dhe “Fortune” – kishte deklaruar bujshëm se “shekulli njëzet është shekull amerikan”.
Pa ndonjë fuqi rivale dhe me ofrimin e pakontestuar të zgjidhjeve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta bënin botën “më të sigurt për lirinë, rritjen ekonomike dhe mbi të gjitha kënaqshmërinë në ngritje”, shkruan KOHA.
Dhe këtë do ta jetësonte si pasojë e kombinimit të fuqisë dhe prestigjit amerikan që do të mishëronte një bindje pothuajse universale “në qëllimet e mira, si dhe në inteligjencën dhe në fuqinë e krejt popullit amerikan”.
Dhe gjatë gjysmës së dytë të shekullit të kaluar, pamë se kishte një botë të dominuar nga fuqia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, herë për mirë e herë për keq. Por Luce kishte të drejtë kur thoshte se ishte shekulli amerikan (ose së paku gjysmëshekulli).
Megjithatë, më 2020, shekulli 21 është kthyer në “shekull antiamerikan”, një identitet që tashmë i avancuar goxha shumë para pandemisë, por i përshkallëzuar dhe i çimentuar prej saj.
Edhe Në 250-vjetorin e pavarësisë të rikujtohet se pa Amerikën as Evropa s'do të ishte e lirëTri shtyllat e fuqisë amerikane
Shekulli antiamerikan mund të kthehet në agresivisht armiqësor ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por tani për tani është kryesisht antiamerikan në sensin e të qenët krejt e kundërt me shekullin amerikan.