Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shefi i “Wagnerit” fton oligarkët rusë të heqin dorë nga pasuria

Kreu i grupit mercenarësh “Wagner”, Yevgeny Prigozhin, deklaroi se oligarkët rusë duhet të heqin dorë nga pasuria “për të financuar luftën në Ukrainë”, raportoi “Aneës” të dielën.

Ai i quajti oligarkët rusë të frikësuar dhe persona që e duan rehatinë.

“Ata janë të frikësuar. E duan rehatinë e tyre. Duan të zhyten në një pishinë të ngrohtë në mbrëmje dhe të bëjnë qejf. Njeriu duhet të kuptojë një herë se duhet të ndahet nga gjithçka që ka – nga bota joshëse, restorantet, pishinat. Sa më parë, aq më mirë”, deklaroi Prigozhin.

Biznesmeni rus, Prigozhi, vetëm në muajt e fundit e ka pranuar zyrtarisht se qëndron prapa grupit famëkeq Wagner dhe pas ish-të burgosurve që u shndërruan në ushtarë rusë.

Ai është njeri shumë i afërt me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, ndërsa ndikimi i tij thuhet të jetë i madh.

Në një rrëfim të gjatë, ai kishte folur për punën e grupit, misionin dhe organizimin.

“Unë, si shumë biznesmenë të tjerë, shkova në terrenet e stërvitjes ku u mblodhën kozakët (trupa ushtarake ruse v.j.) dhe u përpoqa të mbledh para për të rekrutuar një grup që do të shkonte dhe do t’i mbronte rusët. Por shpejt kuptova se mes gjithë kozakëve dhe shokëve të tjerë paraushtarakë - gjysma e tyre ishin mashtrues dhe gjysma e atyre që morën para, punësuan vullnetarë dhe i dërguan të zhveshur e të zbathur në vdekjen e tyre të vërtetë. Pastaj unë fluturova në një nga terrenet e stërvitjes dhe e bëra vetë”, pati thënë Prigozhin, përcjell “Concord”.

Artikuj të ngjashëm