Kreu i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë amerikane, gjenerali, Joseph Dunford, ka thënë se opsioni ushtarak ndaj kërcënimeve të Koresë Veriore për lansim të raketave, do të ishte i “tmerrshëm”, mirëpo e ka quajtur “ të paimagjinueshëm”, mundësinë që t’i lejohet Penjanit, zhvillimi i raketave bërthamore me kapacitet për të arritur në territorin e Shteteve të Bashkuara.
Dunford, u ka thënë gazetarëve në Pekin, se presidenti Donald Trump, “ka kërkuar nga ne, një opsion ushtarak të besueshëm, dhe kjo është pikërisht ajo që jemi duke bërë”.
“Ashtu siç u kam treguar homologëve, qofshin miq apo armiq, nuk është e paimagjinueshme të kemi opsione ushtarake për t’ju përgjigjur kapaciteteve bërthamore të Koresë Veriore”, ka thënë Dunford.
“Çka është e paimagjinueshme për mua, është dhënia e mundësisë së Koresë Veriore për krijimin e armëve bërthamore, me kapacitet për të arritur në Denver, apo Kolorado, kjo është e paimagjinueshme për mua. Kështu që detyra ime është të zhvillojë opsione ushtarake, që të sigurohem se një gjë e tillë nuk do të ndodhë”, ka thënë ai.
-
SHBA: Lufta me Korenë Veriore nuk është afër, por rreziku ekziston
-
SHBA-ja e Koreja e Jugut të hapura të zgjerojnë aktivitetet ushtarake për ta ndaluar Korenë e Veriut
-
Kërcënimi nga terrorizmi në botë nuk është eliminuar
-
SHBA-ja po përgatitet për një luftë të mundshme me Korenë e Veriut
-
Gjenerali amerikan thotë do të refuzojë urdhrin e paligjshëm të presidentit për sulm bërthamor