Shefi i ri i Policisë Kombëtare në Filipine, Oscar Albayalde, ka thënë se do ta vazhdojë luftën e presidentit Rodrigo Duterte ndaj drogës, pasi mori postin e tij në një ceremoni në Manila.
Albayalde është pjesë e Policisë në Manila, ku shumica nga mijëra vrasjet të lidhura me drogën, kanë ndodhur që kur Duterte mori detyrën gati dy vjet më parë. Duterte nuk pranoi t’ia zgjaste mandatin ish-shefit të Policisë, Ronald Dela Rosa, transmeton koha.net.
Rreth 4,100 njerëz janë vrarë nga policia në Filipine që nga korriku i vitit 2016, në atë që autoritetet thanë se ishin të shtëna gjatë operacioneve anti-drogë.
Artikuj të ngjashëm
-
Shiti drogën e sekuestruar, ish-drejtori i policisë në Filipine nën akuzë
-
Të shtëna në senatin e Filipineve teksa arrestohet një senator
-
Duterte mburrej se po vret kriminelë, tash po akuzohet për krime kundër njerëzimit
-
Arrestohet ish-presidenti i Filipineve i akuzuar për krime kundër njerëzimit
-
Trashëgimia famëkeqe e Dutertes me vrasjen e përdoruesve të drogave