Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shefi i OKB-së ngatërron fjalimet, lexon atë që s’duhej

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka nxitur disa momente qesharake në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (COP27), kur filloi ta lexonte fjalimin e gabuar.

Stafi i tij ia sjellin fletat e duhura për të dytën herë, pasi ai e kupton se ka filluar të lexojë gabim.

Guterres më pas sqaron para pjesëmarrësve se do të takonte një grup delegatësh të rinj më vonë gjatë ditës dhe se fjalimi ishte për atë ngjarje.

Ndërkohë, të gjithë në sallë qeshin.