Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi se pushtimi i Ukrainës nuk po shkon sipas planeve ruse.
Duke folur në një takim të ministrave të jashtëm të NATO-s, Stoltenberg tha se Rusia nuk po i arrin “objektivat e saj strategjikë”.
“Ata nuk arritën të merrnin Kievin, ata po tërhiqen nga rrethi i Kharkivit, ofensiva e tyre e madhe në Donbas ka ngecur”, shtoi ai.
Stoltenberg tha gjithashtu se Ukraina mund të fitojë luftën.
Komentet e tij vijnë pasi Ministria e Mbrojtjes e Britanisë vlerëson se Rusia ka humbur rreth një të tretën e forcës së saj luftarake tokësore që nga fillimi i luftës në shkurt.
Vlerësimi mbi humbjet ruse përfshijnë burrat e vrarë ose të plagosur dhe pajisjet e shkatërruara ose të kapura.
Edhe
NATO-ja mund të kishte bërë më shumë për ta parandaluar luftën në Ukrainë, thotë Stoltenberg
Forcat ukrainase po kundërsulmojnë në qytetin e Izyum, tha guvernatori rajonal Oleh Sinegubov, diçka që mund të komplikojë planet ruse për të kapur Donbasin.
Megjithatë, ushtria e Ukrainës pranoi gjithashtu pengesat në përditësimet e saj të fundit, duke thënë se Rusia po përparonte në disa zona në rajon, raporton BBC.
-
Përdorimi i armëve të NATO-s nga Ukraina për ta sulmuar Rusinë s’është përshkallëzim, thotë Stoltenbergu
-
Stoltenberg: NATO-ja nuk do të dërgojë ushtarë në Ukrainë
-
Stoltenberg: Gabim i madh historik nëse NATO-ja e lejon Putinin të triumfojë
-
Stoltenberg: Duhet të përgatitemi për lajme të këqija nga Ukraina