Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shefi i NATO-s kritikon planet e BE-së për formimin e një ushtrie evropiane

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka kritikuar planet për formimin e një ushtrie ushtarake evropiane.

Kriza në Afganistan ka rikthyer thirrjet e disa zyrtarëve në Bruksel që BE-ja ta ketë forcën e vet të reagimit të shpejtë.

Por, Stoltenberg thotë se një veprim i tillë do të dobësonte aftësinë për të punuar së bashku.

Ai ka thënë se krijimi i një ushtrie të BE-së mund të dëmtojë lidhjet mes BE-së e SHBA-së.

“{do tentim për të krikuar struktura paralele, për të dyfishuar strukturën komanduese, do të dobësonte aftësinë tonë të përbashkët për të punuar së bashku”, ka thënë Stoltenberg për “Telegraph”.

Edhe Stoltenberg: NATO-s do t’i duhet t’i shtojë forcat në lindje të Evropës Botë Stoltenberg: NATO-s do t’i duhet t’i shtojë forcat në lindje të Evropës

Stoltenberg ka thënë se një “propozim specifik” për një forcë evropiane nuk është diskutuar në NATO dhe se ai “nuk ka parë asnjë detaj.

“Mirëpres më tepër angazhim evropian në mbrojtje, por NATO kurrë nuk mund të zëvendësohet dhe duhet të sigurohemi se Evropa dhe Amerika e Veriut janë të lidhura së bashku. {do tentim për të dobësuar këtë lidhje mes Amerikës së Veriut dhe Evropës do të dobësojë NATO-në dhe do ta ndajë Evropën”, ka thënë Stoltenberg.