Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, thotë se ka folur me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan për rëndësinë e dyerve të hapura të NATO-s pas aplikimit të Finlandës dhe Suedisë për t'u bashkuar me aleancën ushtarake, shkruan BBC.
Në këmbim, presidenti i Turqisë i tha atij se Ankaraja nuk do t'i shikonte pozitivisht kërkesat e Suedisë dhe Finlandës, nëse nuk tregojnë qartë bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit dhe çështje të tjera.
Erdogani zhvilloi të shtunën një telefonatë me liderët e dy vendeve për të diskutuar shqetësimet e tij.
Stoltenberg shkroi në Twitter: "Ne pajtohemi që shqetësimet e sigurisë të të gjithë aleatëve duhet të merren parasysh dhe bisedimet duhet të vazhdojnë për të gjetur një zgjidhje".
-
NATO-ja paralajmëron takim në Bruksel mes Turqisë dhe Suedisë e Finlandës
-
Stoltenberg: Do t’u adresohemi shqetësimeve të Turqisë për zgjerimin e NATO-s
-
Turqia do ta mbështesë Suedinë për t'iu bashkuar NATO-s
-
Erdogan: Së pari na e hapni rrugën për në BE, ne ia hapim rrugën Suedisë për në NATO
-
Stoltenbergu përshëndet dërgimin e trupave turke në Kosovë