Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shefi i Bashkimit Afrikan paralajmëron Putinin për ndikimin e luftës në Ukrainë

Presidenti i Senegalit dhe kreu i Bashkimit Afrikan, Macky Sall, i ka thënë Vladimir Putinit se duhet të marrë parasysh ndikimin e mungesës së ushqimit të shkaktuar nga pushtimi i Ukrainës, shkruan BBC.

Dy presidentët janë takuar në qytetin jugor rus të Sochit.

Sall i ka thënë Putinit se duhet "të ndërgjegjësohet se vendet tona, edhe nëse janë larg aksionit [të veprimit], janë viktima në nivel ekonomik".

Ai shtoi se furnizimet me ushqime duhet të jenë jashtë sanksioneve të Perëndimit ndaj Rusisë.

Para konfliktit, më shumë se 40% e grurit të konsumuar në Afrikë vinte nga Ukraina ose Rusia.

Para se të largohej nga Senegali, zyra e Presidentit Sall tha se vizita kishte për qëllim çlirimin e rezervave të drithërave dhe plehrave që aktualisht janë të bllokuara në portet e Ukrainës.

Edhe Samiti në Rusi, pa rezultate Botë Samiti në Rusi, pa rezultate

Vendet afrikane janë prekur veçanërisht nga rritja e çmimeve të shkaktuara nga lufta.

Më herët, Kremlini ka thënë se Putini do të jepte një shpjegim shterrues se çfarë po ndodh me grurin ukrainas.

Në komentet e tij publike pas takimit, Putin tha se Rusia ishte "gjithmonë në anën e Afrikës".