Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

SHBA, nxënësi rrah asistenten për arsye të pabesueshme

Një nxënës 17-vjeçar nga Florida mund të përballet me akuza penale pasi u shfaq në një video duke sulmuar një punonjëse të shkollës, sepse ajo ia mori Nintendon gjatë orës së mësimit, shkruan Yahoo.

Sulmi ndodhi më 21 shkurt në shkollën e mesme Matanzas në Palm Coast dhe video tregon se si nxënësi u përplas mbi asistenten e mësuesve, e rrëzoi atë dhe filloi ta godiste me grusht, pas së cilës gruaja humbi ndjenjat, ka njoftuar zyra e sherifit.

Nxënësi është i gjatë 198 centimetra dhe peshon 120 kilogramë.

“Nxënësi tha se ishte i mërzitur sepse një punonjëse e shkollës ia mori Nintendo Switch gjatë orarit të shkollës”, thuhet në raportin e policisë.

Sulmi zgjati rreth 25 sekonda.

VIDEO:

 

Artikuj të ngjashëm