Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

SHBA, një person i armatosur vret pesë persona, në fund vetëvritet

Foto: Reuters

Në Milwaukee të shtetit Wisconsin, SHBA, një person i armatosur vrau pesë vetë përpara se të vriste veten. Ngjarja ndodhi të mërkurën në fabrikën e birrës “Molson Coors”.

Sipas policisë, autori i sulmit me armë është një person 51 vjeç, por autoritetet nuk e kanë bërë ende të ditur emrin e tij apo të viktimave derisa të njoftohen familjarët e tyre.

Policia ka dhënë pak informacione rreth sulmit apo motiveve të autorit, raporton VOA.

Presidenti amerikan, Donald Trump, e cilësoi ngjarjen “një gjë të tmerrshme”.

Në vendin ku ndodhi ngjarja nuk ndodhet vetëm fabrika e birrës “Molson Coors”, por edhe zyrat e kompanisë, disa shpella nëntokësore për turistët si dhe një ambient ku birra konsumohet në natyrë.

Edhe Pesë njerëz të vrarë nga të shtënat në Wisconsin të SHBA-së Botë Pesë njerëz të vrarë nga të shtënat në Wisconsin të SHBA-së

Gjatë 20 viteve të fundit, në shtetin e Wisconsinit ka pasur një numër sulmesh me armë. Në vitin 2012, një supremacist i bardhë vrau gjashtë persona në Milwaukee jashtë një objekti fetar që i përket komunitetit sik. Autori i sulmit plagosi gjithashtu edhe katër të tjerë përpara se të vriste veten.

Vendet e punës kanë qenë epiqendrat më të zakonshme për sulme masive me armë gjatë pesë dekadave të fundit.