Departamenti i Shtetit ka aprovuar shitjen e dy helikopterëve "Black Hawk” dhe pajisje shtesë për Kroacinë, në vlerë 115 milionë dollarë, njofton televizioni HRT.
Departamenti i Shtetit për vendimin e vet e njoftoi Kongresin Amerikan.
‘Drita e gjelbër’ e Departamentit të Shtetit thuhet se është një pjesë e rëndësishme procedurale e një transaksioni të mundshëm, për detajet e të cilit do të bien dakord Pentagoni dhe Ministria e Mbrojtjes kroate.
Vitin e kaluar, SHBA miratuan ndihmën ushtarake për Kroacinë në vlerë 53 milionë dollarë për zhvillimin e aftësive të helikopterëve, transmeton KsP.
Si pjesë e kësaj ndihme, Kroacia do të marrë dy helikopterë "Black Hawk", pajisje dhe pjesë rezervë, si dhe trajnim fluturimi.
Sipas HRT, Kroacia ka vendosur të modernizojë skuadron e saj luftarake dhe të blejë helikopterë dhe pajisje shtesë ushtarake.
-
REL: SHBA-ja i jep dritën e gjelbër armatimit për Kosovën me vlerë prej 14 milionë dollarësh
-
SHBA-ja armatos Arabinë e Izraelin, vlera mbi 15 miliardë dollarë
-
700 milionë dollarë, aeroplanët luftarakë turq pritet të forcohen me motorë amerikanë
-
Presidenti kroat: Franca na dha aeroplanë të përdorur e Serbisë i shiti të rinj
-
Kroacia po i blen dy luftanijet më të mëdha në histori të saj