New York, 17 shkurt – Ambasadorja e SHBA-ve pranë OKB-së, Niki Haley deklaroi se SHBA-të mbështesin zgjidhjen me dy shtete për t’i dhënë fund çështjes izraelito-palestineze.
Ajo, siç transmeton AA, shtoi se SHBA-të njëkohësisht janë të hapura edhe për ide të reja me të cilat do të arrijnë marrëveshje të ndërsjellë mes dy palëve.
Po ashtu, Nickolay Mladenov, koordinator special i OKB-ve për procesin e paqes në Lindjen e Mesme, në seancën e Këshillit të Sigurisë pranë Kombeve të Bashkuara mbi situatën në Lindjen e Mesme kritikoi vendimin me të cilin aprovohet ndërtimi i vendbanimeve të reja në pronat private palestineze.
Ai theksoi se ky vendim i Qeverisë izraelite është shkelje e hapur e të drejtës ndërkombëtare, duke shtuar se nëse ky vendim nuk shfuqizohet në Gjykatën e Lartë, mund të shkaktojë probleme serioze.
Në fund ai paralajmëroi se vendimi mbi ndërtimin e vendbanimeve do të dëmtojë paqen mes dy palëve, por edhe vet idenë e zgjidhjes me dy shtete.
“Zgjidhja me dy shtete është e vetmja mënyrë e cila do të përmbushte kërkesat legjitime nacionale të popullit izraelit dhe palestinez”, tha Mlladenov.
-
OKB: Konflikti izraelito-palestinez të zgjidhet me krijimin e dy shteteve
-
Ambasadori amerikan në Izrael: Shtetet myslimane të japin territor për shtet palestinez
-
OKB: Zgjidhja me dy shtete rrezikon të zhduket shkaku i luftimeve në Gaza
-
SHBA-ja do zgjidhje diplomatike të konfliktit në Lindjen e Mesme
-
BE-ja dhe OKB-ja e mbështesin planin e paqes për Gazën