Shtetet e Bashkuara thanë se kërkojnë qasje konsullore tek amerikani i arrestuar nën dyshimet për spiunim në Rusi dhe se do të kërkojnë kthimin e tij të menjëhershëm nëse paraburgimi i tij del të jetë “i papërshtatshëm”.
“Shpresojmë se brenda orësh do të kemi qasje konsullore dhe shansin për të mësuar më shumë”, tha sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, gjatë një vizite në Brazil.
Shërbimi Federal i Sigurisë në Rusi ka thënë më 31 dhjetor se ka arrestuar një amerikan, i cili, sipas tij, është kapur duke kryer një vepër spiunazhi.
Ai është identifikuar si Paul Whelan, marins i pensionuar, tani drejtor për sigurinë globale në Borgwarner, një furnizus i pjesëve të automobilëve, me seli në SHBA.
Në një deklaratë të siguruar nga Radio Evropa e Lirë më 1 janar, famija e tij ka mohuar se Whelan, 48 vjeç, është spiun dhe ka thënë se ai ka qenë në Moskë për të marrë pjesë në një dasmë.
Edhe
SHBA-ja i kërkon shpjegim Rusisë për amerikanin e arrestuar
Autoritetet ruse nuk kanë dhënë detaje për përfshirjen e tij të dyshuar në spiunim.
Whelan mund të përballet me 10 deri në 20 vjet burgim nëse gjykohet në Rusi dhe gjendet fajtor për spiunim.