Ushtria amerikane ka vrarë tre militantë kyç të Shtetit Islamik në një fshat në Siri të kontrolluar nga qeveria, raportoi të premten The Guardian.
SHBA-ja ka kryer bastisje të mëparshme në Siri kundër anëtarëve të Shtetit Islamik, por operacioni i fundit do të ishte operacioni i parë i njohur kundër grupit në një zonë të mbajtur nga forcat besnike të presidentit, Bashar al-Assad.
Herët të enjten, forcat speciale amerikane kryen një operacion të rrallë në fshatin Muluk Saray të kontrolluar nga qeveria, tha televizioni shtetëror sirian në kanalin e tij Telegram.
Komanda Qendrore e Ushtrisë Amerikane tha se objektivi ishte Rakkan Wahid al-Shammri, një anëtar i Shtetit Islamik "i njohur për ndërmjetësimin e kontrabandës së armëve dhe luftëtarëve". Ai tha se ai u vra gjatë operacionit, ndërsa një nga bashkëpunëtorët e tij u plagos dhe dy të tjerë u arrestuan nga forcat amerikane.
“Asnjë nga forcat amerikane nuk u plagos apo vra gjatë operacionit, asnjë civilë nuk u vra apo lëndua, dhe nuk pati humbje apo dëme në pajisjet amerikane”, tha komanda.
-
SHBA-ja sulmon kampet e IS-it në Siri, të paktën 35 militantë të vrarë
-
Ushtria amerikane thotë se vrau 37 militantë islamikë në Siri
-
Sulmet në Lindjen e Mesme - Vriten tre ushtarë amerikanë
-
SHBA-ja kryen sulm masiv kundër IS-it në Siri
-
Trumpi zotohet për hakmarrje pas vrasjes së tre amerikanëve në “sulmin e ISIS-it” në Siri