Autoritetet ushtarake amerikane kanë kryer sulme të mëtejme ndaj grupit të Houthit, ka njoftuar Komanda Qendrore, duke bërë të ditur se ka goditur një raketë lundrimi që ishte përgatitur të lëshohej ndaj anijeve në Detin e Kuq.
BBC-ja ka shkruar se sulmi i fundit hakmarrës vjen një ditë pas sulmeve të përbashkëta mes SHBA-së dhe Britanisë së Madhe ndaj objektivave.
SHBA-ja ka paralajmëruar po ashtu se synon të ndërmarrë veprime të mëtejme ndaj grupeve të mbështetura nga Irani në Irak e Siri.
Këshilltari për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, ka thënë se do të ketë edhe më tej hapa për të penguar milicinë, derisa sekretari i Shtetit, Anthony Blinken, do të udhëtojë në Lindjen e Mesme për një marrëveshje të mundshme mes Izraelit e Hamasit.
-
Trumpi thotë se Irani është “shumë më serioz” në bisedime
-
Trumpi paralajmëron Houthit pas sulmit ndaj anijeve saudite
-
Houthit sulmojnë dy anije saudite në Detin e Kuq, SHBA-ja vazhdon sulmet ndaj Iranit
-
SHBA-ja kryen sulme të reja ndaj Iranit, Trumpi paralajmëron goditjen e objekteve bërthamore
-
Sulme të reja mes SHBA-së dhe Iranit, tensionet afrohen drejt një lufte të hapur