Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

SHBA-ja ul 100 aeroplanë që kanë lidhje me Rusinë, përfshirë edhe një të Abramovichit

Afro 100 aeroplanë që kanë lidhje me Rusinë janë ulur nga Qeveria e SHBA-së, përfshirë edhe një që është në pronë të miliarderit Roman Abramovich, raporton BBC.

Autoritetet amerikane kanë thënë se aeroplanët janë në kundërshtim me sanksionet që SHBA-ja ia ka vendosur Rusisë.

Ofrimi i shërbimeve për këta aeroplanë kudo në botë – duke përfshirë edhe brenda Rusisë – mund të çojë në gjoba të rënda dhe dënim me burgim, thotë Departamenti Amerikan i Tregtisë.

Në listë përfshihen aeroplanët e operuar nga linjat ajrore ruse, përfshirë Aeroflot.

Ndonëse shumica e aeroplanëve janë të markës Beoing, është edhe një aeroplan privat Gulfstream që është në pronësi të Abramovichit, pronarit aktual të Chelseat.

Edhe Abramovichi akuzohet për eksportimin e dy avionëve amerikanë në Rusi Botë Abramovichi akuzohet për eksportimin e dy avionëve amerikanë në Rusi

Rusi është në mesin e shtatë oligarkëve që u sanksionuan nga Britania e Madhe më herët këtë muaj, në reagim ndaj luftës në Ukrainë.

Abramovich 55-vjeçar raportohet se ka lidhje të forta me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, ndonëse ai e ka mohuar këtë.

Në një deklaratë, Departamenti i Tregtisë, ka thënë se çdo punë mbushje të aeroplanit me karburant, mirëmbajtje apo riparim i ndonjë avioni të listuar – si dhe sigurim i pjesëve rezervë – shkel kontrollet e eksportit të SHBA-së.

“Lëvizja është në reagim ndaj luftës brutale të Rusisë kundër Ukrainës”, ka thënë sekretarja e Departamentit të Tregtisë, Gina Raimondo.

Departamenti ka thënë se shkelësit mund të përballen me burgim, gjoba apo humbje të privilegjeve të eksportit, apo edhe kufizime tjera.

Edhe Britania sanksionon dy persona të afërt me Roman Abramovichin Botë Britania sanksionon dy persona të afërt me Roman Abramovichin

“Duke parandaluar këta aeroplanë që të marrin shërbime, si shembull, përfshirë edhe nga jashtë, fluturimet ndërkombëtare nga Rusia me këta aeroplanë përfundimisht ndalen”, tha ai.

SHBA-ja, Kanadaja dhe aleatët evropianë kanë ndaluar tashmë aeroplanët rusë që të fluturojnë në hapësirat ajrore të tyre, duke detyruar linjat ajrore ruse që kryesisht të heqin dorë nga fluturimet ndërkombëtare.