SHBA-ja ka thënë se ka penguar një komplot të dyshuar për vrasjen e një qytetari amerikan në New York, që po avokon për një shtet separatist Sikh, raporton “BBC”.
Nikhil Gupta, një shtetas indian, u akuzua se kishte angazhuar vrasës me pagesë. Ai dyshohet se është udhëzuar nga një punonjës qeveritar i Indisë, sipas aktakuzës.
Punonjësi qeveritar nuk është përmendur apo akuzuar. Po ashtu në aktakuzë nuk është përmendur shënjestra.
Por, mediumet amerikane thonë se shënjestra ishte Gurpatwant Singh Pannun, një shtetas amerikano-kanadez që është anëtarë i një grupi aktivist Sikh.
Sikhët janë minoritet fetar që përbëjnë 2 për qind të popullatës në Indi.
Edhe
FBI-ja thotë se ka parandaluar një sulm të IS-it në natën e Vitit të Ri
Disa grupe kanë bërë thirrje për një shtet për Sikhët.
Shtëpia e Bardhë ka thënë se ka biseduar me Qeverinë e Indisë në nivelin më të lartë për këtë çështje të komplotit.
Ka thënë se zyrtarët e Indisë kanë reaguar me “befasi dhe shqetësim”.
Qeveria e Indisë më herët ka thënë se ka nisur hetimet për shqetësimet e sigurisë të ngritura nga SHBA-ja në lidhje me komplotin.
Sipas aktakuzës, Gupta ishte i përfshirë më herët në trafikim të drogës dhe armëve, para se të angazhohej nga zyrtari qeveritar i Indisë në maj në skemë të vrasjes.
Guptas i ishte thënë të kontaktonte një ndërmjetës në SHBA për planin. Gupta, thuhet, se kishte qëllim të takohej me një vrasës me pagesë që do të mund ta vriste shënjestrën e tij në New York City.
Por, sipas aktakuzës, ai u takua me një policë që po punonte si i maskuar, i cili tha se do ta vriste shënjestrën për 100 mijë dollarë.
Gupta tha se 15 mijë dollarë do t’i paguante më 9 qershor, gjë që janë bërë edhe foto të kësaj pagese.
Edhe
Siria ka penguar dy komplote të Shtetit Islamik për vrasjen e Al-Sharaas
Autoritetet në Çeki më pas arrestuan Guptan më 30 qershor, pak pasi prokurorët amerikanë lëshuan aktakuzën fillestare.
Ende Gupta është në paraburgim.