Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

SHBA-ja tërheq personelin diplomatik nga Venezuela

SHBA-ja do të tërheqë personelin e mbetur diplomatik nga Venezuela gjatë kësaj jave, ka bërë të ditur të martën Departamenti amerikan i Shtetit, duke iu referuar përkeqësimit të gjendjes në këtë shtet, pas trazirave politike shumëmuajshe.

Paralajmërimi më i ri i Washingtonit vjen pas vendimit të 24 janarit për reduktimin e stafit të ambasadës në minimum, në shtetin amerikanojugor, të goditur prej trazirave rreth zgjedhjeve të kontestuara presidenciale.

“Vendimi pasqyron gjendjen e përkeqësuar në Venezuelë, ashtu si edhe konkluzën që prania e stafit diplomatik amerikan në ambasadë është bërë pengesë mbi politikën amerikane”, ka bërë të ditur përmes një deklarate Departamenti amerikan i Shtetit, transmeton Koha Ditore.