Një takim me prani fizike të liderëve të Grupit të Shtatëshes mund të mbahet në fund të qershorit, ka thënë këshilltari i sigurisë nacionale i Shtëpisë së Bardhë, Robert O’Brien.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në mars ka anuluar takimin e paraparë të G7-s për 10 qershor pas përhapjes së koronavirusit.
Trump të mërkurën ka thënë se mund të ringjallë idenë për një takim me prani fizike të liderëve të G7 në afërsi të Ëashingtonit, duke thënë se do të dërgonte mesazh te bota se po kthehet normaliteti.
“Samiti i G7, nëse ndodh në prani fizike dhe ne mendojmë se do të ndodhë, do të mbahet në fund të qershorit”, ka thënë O’Brien për CBS.