Luftanija amerikane “Abraham Lincoln” ka kryer stërvitje në Detin Arabik, për t’i testuar kapacitetet e saj sulmuese.
Kjo anije hyri në Ngushticën e Hormuzit në periudhën e tensioneve mes SHBA-së dhe Iranit, por, sipas Ushtrisë, ushtrimet ishin të sigurta dhe profesionale, transmeton KTV. Tensionet kanë nisur me sulmet e tankerëve të naftës, përfshirë edhe atë në bregdetin e Emirateve të Bashkuara Arabe.
Uashingtoni fajësoi Iranin që ka mohuar të ketë orkestruar sulmet në infrastrukturë globale të naftës. Për këtë shkak, SHBA-ja ka çuar trupa shtesë në Lindjen e Mesme, përfshirë edhe luftanijet.
Ndryshe prej ushtrimeve tjera të SHBA-së, Irani nuk ka reaguar për stërvitjet e fundjavës. Ky shtet po përballet me një ngritje të madhe të çmimit të naftës.