Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

SHBA-ja shtyn “zbuluesin” e kurës së koronavirusit ta demantojë veten

Avokatja e përgjithshme në New-York, Letitia James, ka urdhëruar “televangjelistin” Jim Bakker, t’i ndalojë menjëherë pretendimet se ka gjetur kurën për koronavirusin nëpërmjet një produkti të cilin ai e shet.

Në episodin e 12 shkurtit të shout “The Jim Bakker”, ai tha se produkti i tij, Silver Solution, mund të trajtojë koronavirusin, raporton KP-ja.

Ai e pranoi se produkti nuk është testuar ndaj virusit Covid-19, por është trajtuar me disa lloje të tjera të koronavirusit dhe se testimi ka dëshmuar se virusi mund të eliminohet brenda 12 orësh.

“E zhduk atë plotësisht. E vret. E çaktivizon”, tha Jim.

Ekipet mjekësore në të gjithë botën ende nuk e kanë gjetur kurën kundër koronavirusit, ndërsa në faqen e tij në internet, Bakker një shishe të këtij ilaçi e shet për 40 dollarë.

Departamenti i Shëndetësisë në SHBA thotë se provat për reagimin efektiv të këtij ilaçi mungojnë dhe ky mund të jetë ilaç i rrezikshëm për shëndetin.

Edhe Profesori australian pretendon se ka gjetur kurën ndaj koronavirusit Lifestyle Profesori australian pretendon se ka gjetur kurën ndaj koronavirusit

Sipas këtij departamenti, ky ilaç mund të dëmtojë konsumatorët dhe se ‘zbuluesi’ i tij është një mashtrues, andaj është kërkuar nga James të dalë me një deklaratë, ku ai do të pranonte se bëhet fjalë vetëm për propagandë.

Në vitin 1989, Bakker u shpall fajtor në 24 akuza për mashtrim dhe komplot. U dënua me katër vjet burgim.