Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ka reaguar në lidhje me lajmet rreth Ukrainës, duke thënë se Rusia po përpiqet të mbushë një mjedis mediatik me pavërtetësi për këtë vend.
Në reagimin e kësaj ambasade në faqen zyrtare në Facebook, thuhet se këto përpjekje të Rusisë janë model i vjetër i saj.
Në këtë njoftim të ambasadës janë shpërndarë edhe temat kryesore të siç i quan ajo, dezinformatave të përsëritura të Rusisë, ndër të cilat bën pjesë edhe viktimizimi i këtij vendi.
“Përpjekjet e fundit të Rusisë për të mbushur mjedisin mediatik me pavërtetësi për Ukrainën janë pjesë e një modeli të vjetër. Më poshtë janë temat kryesore të keqinformacioneve të përsëritura të Rusisë”, thuhet në reagimin e ambasadës.
-
SHBA-ja rihap Ambasadën në Kiev
-
Ukraina konsideron se Rusia po kryen sulm psikologjik duke kërcënuar me sulme
-
SHBA-ja mbyll ambasadën në Kiev nga frika e një sulmi të madh rus
-
Moska po shqyrton zvogëlimin e marrëdhënieve diplomatike me Perëndimin, thotë Kremlini
-
Rusia akuzon SHBA-në se po kërkon përshkallëzim të luftës