Presidenti amerikan, Donald Trump, ka pezulluar skemën e lotarisë “green card” pas të stenave masive në Universitetin Brown javën e kaluar.
Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, ka thënë se ka pezulluar skemën me urdhrin e Trumpit për “t’u siguruar se asnjë amerikan më nuk do të dëmtohet nga ky program katastrofik”.
I dyshuari për sulmin në universitet ishte një portugez i cili kishte shkuar në SHBA përmes programit të vizave për migrantë më 2017 dhe iu dha një “green card”, raportoi BBC.
Programi i “green card” përbën rreth 50,000 të vizave çdo vit që jepen përmes një procesi përzgjedhjeje të rastësishme në shtete të ndryshme.