Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, pretendon se Rusia po i afron trupat më pranë kufirit të Ukrainës dhe po grumbullon furnizime gjaku.
Duke folur në Bruksel, Austin thotë se SHBA-ja po e sheh Rusinë “duke çuar më shumë avionë luftarakë dhe mbështetës" pranë kufirit me Ukrainën dhe po rrit "gatishmërinë e tyre në Detin e Zi".
"Unë kam qenë vetë një ushtar jo shumë kohë më parë. E di nga dora e parë që nuk i bën këto lloj gjërash pa arsye", thotë Austin, një gjeneral i ushtrisë në pension.
"Dhe sigurisht që nuk i bëni ato nëse jeni duke u përgatitur për të bërë paketimin dhe të shkoni në shtëpi", shtoi ai.
Pavarësisht se Rusia ka thënë se po tërheq një pjesë të trupave nga kufiri me Ukrainën, kjo nuk është konfirmuar nga SHBA-ja, NATO e Perëndimi.
-
SHBA: Rusia ka shtuar trupat afër Ukrainës
-
Rusia çon furnizime me gjak pranë Ukrainës, rrit shqetësimin e SHBA-së
-
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Moska të shpjegojë dërgimin e trupave afër Ukrainës
-
Pas më shumë se një viti, shefat e Mbrojtjes të SHBA-së dhe Rusisë bisedojnë për Ukrainën
-
Austin thotë se siguria e SHBA-së është në rrezik shkaku i Ukrainës