Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

SHBA-ja nuk shqetësohet nga kërcënimet e Lavrovit

Shtëpia e Bardhë nuk i ka dhënë rëndësi të madhe kërcënimeve të ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov, që ka thënë se do të shënjestrojnë çdo dërgesë të armëve që vjen në Ukrainë.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka premtuar që t’i ofrojë ndihmë me pajisje ushtarake Ukrainës në vlerë deri 800 milionë dollarë.

Të premten Lavrov tha se dërgesat e armëve që futen në Ukrainë janë shënjestër legjitime e Rusisë.

“Është një kërcënim që ka bërë edhe më parë”, ka thënë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki për CNN. “Nuk ka trupa amerikane që po operojnë brenda Ukrainës. Ndërsa po flasim për operacione të lëvizjes së konvojeve dhe lëvizjes së ndihmës, ne shikojmë me kujdes aksionin, eskalimin eventual”.

 

Artikuj të ngjashëm