Prokurori i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Jeff Sessions, vendosi që viktimat e abuzimit në familje dhe të dhunës së bandave të mos kualifikohen më për azil në SHBA.
Vendimi i Sessions e shfuqizon një vendim të vitit 2016 që i ka dhënë azil një gruaje nga El Salvadori, e cila është përdhunuar dhe abuzuar nga bashkëshorti.
“Pretendimet nga të huajt, që kanë të bëjnë me dhunën në familje ose dhunën e bandave, të kryer nga aktorë joqeveritarë, nuk do të kualifikohen për azil”, shkroi Sessions në vendimin e tij, raporton REL.
Aktivistët thonë se masa do të ndikojë në dhjetëra mijëra aplikime për azil.
“Kthimi i shpinës ndaj viktimave të dhunës në familje dhe dëbimi i tyre në rrezik nuk do të duhej të ishin trashëgimi e asnjë administrate”, tha Beth Werlin nga Këshilli Amerikan i Imigracionit.
-
SHBA-ja do t'u refuzojë vizat aplikantëve që thonë se kanë frikë nga persekutimi në vendin e tyre
-
SHBA-ja ndalon përkohësisht shqyrtimin e të gjitha kërkesave për azil
-
SHBA-ja e ndal dhënien e vizave për njerëzit e Gazës
-
Gjermania e kufizon të drejtën e ribashkimit familjar për refugjatët
-
Gjykata i jep dritën jeshile administratës Trump për dëbimin e mbi 500 mijë emigrantëve