Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, ka lajmëruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ndajnë edhe 135 milionë dollarë ndihmë për palestinezët.
Ai ka thënë se është kritike që ndihmat të hyjnë në Gaza.
Të enjten një sulm nga Izraeli mbi një shkollë ku po strehoheshin të zhvendosurit ka vrarë të paktën 17 persona, shumica fëmijë e gra.
Izraeli ka kryer disa sulme në shkollat e kthyera në strehimore muaj e fundit duke arsyetuar se po shënjestron militantët e Hamasit që sipas tij po fshihen mes civilëve. Viktima të sulmeve shpesh mbesin fëmijët e gratë.
Artikuj të ngjashëm
-
17 të vdekur nga një sulm izraelit mbi një shkollë në Gaza
-
SHBA-ja ndan edhe 400 milionë dollarë ndihmë për palestinezët
-
Blikeni mirëpret vendimin e Netanyahut për të lejuar më shumë ndihma në Gaza
-
Blinken: Numri i viktimave në Gaza është shumë i lartë
-
Blinkeni dënon deklaratat që sugjerojnë zhvendosjen e palestinezëve