Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë filluar sulme ajrore kundër një milicie të mbështetur nga Irani në kufirin Irak-Siri.
Sulmet e së dielës goditën "objektet operative dhe të magazinimit të armëve", në përgjigje të sulmeve me dronë mbi forcat e SHBA-së, ka thënë Pentagoni në një deklaratë.
Presidenti Joe Biden "do të veprojë për të mbrojtur personelin amerikan", shtoi deklarata.
Pentagoni nuk dha asnjë informacion mbi viktimat. Por një grup monitorimi ka thënë se pesë luftëtarë militante u vranë.
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Britani, ka thënë se disa milicë të tjerë u plagosën në Siri "në një sulm nga aeroplanët luftarakë të SHBA".
Agjencia shtetërore e lajmeve siriane Sana ndërkohë raportoi se një fëmijë kishte vdekur dhe të paktën tre persona të tjerë ishin plagosur.
Edhe
Hakmarrja e SHBA-së për vrasjen e tre ushtarëve në Jordani
Ky është raundi i dytë i sulmeve ajrore që presidenti Biden ka autorizuar kundër milicive të mbështetur nga Irani që nga marrja e detyrës në janar.
Forcat amerikane me qendër në Irak janë goditur disa herë gjatë muajve të fundit nga sulmet me dron. Irani ka mohuar çdo përfshirje.
Rreth 2.500 trupa amerikane janë të vendosura në vend si pjesë e një koalicioni ndërkombëtar që lufton grupin xhihadist Shteti Islamik.