Të premten një zyrtar në Uashington ka theksuar se SHBA-të duan të blejë predha artilerie të Koresë së Jugut për t’i dërguar në Ukrainë, përkundër që Seuli këmbëngul se Shtetet e Bashkuara duhet të jenë shfrytëzuesi i fundit i municioneve të tyre dhe se politika e Koresë së Jugut kundër ndihmës me armatim për Ukrainën është e pandryshuar.
Në kushte anonimiteti zyrtari amerikan ka komentuar negociatat që janë duke u zhvilluar dhe ka konfirmuar se Uashingtoni donte të dërgonte predha artilerie koreano-jugore 155mm në Ukrainë.
Zyrtari tha se fondet e Iniciativës për Ndihmën e Sigurisë së Ukrainës (USAI) mund të përdoreshin për të blerë municionet.
Megjithatë, ministria e mbrojtjes e Koresë së Jugut tha se qëndrimi i saj për të mos i dhënë ndihmë Ukrainës është i pandryshuar dhe se negociatat po zhvillohen "nën premisën se SHBA-ja është shfrytëzuesi i fundit".
"Me qëllim që të kompensohet mungesa e municionit të llojit 155 mm në SHBA, negociatat po vazhdojnë midis kompanive amerikane dhe koreane për të eksportuar municione" , thuhet në deklaratën e kësaj ministrie.
Edhe
Pentagoni po shqyrton dërgimin në Lindje të Mesme të ndihmës ushtarake të paraparë për Ukrainën
Megjithëkëtë sipas zyrtarit amerikan ka theksuar se raportimet për këto negociata mund të kërcënojnë marrëveshjen.
Koreja e Jugut ka kërkuar të shmangë kundërshtimin ndaj Rusisë, si për arsye ekonomike, ashtu edhe për shkak të ndikimit që Moska mund të ushtrojë me Korenë e Veriut. / Reuters